Policia i mori djalin në Komisariat, biznesmeni pëson infarkt e vdes në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë. Një biznesmen ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit si pasojë e një infarkti.

Kjo ndodhi pasi policia shoqëroi djalin në Komisariat, pas një kontrolli në biznesin e tyre ku u gjobitën gjithashtu me 1 milion lekë të reja.

Policia bëri me dije se në biznesin, lokal, të shtetasit K.S., është ushtruar kontroll pasi nuk ka respektuar orarin e mbylljes duke i gjobitur dhe shoqëruar në komisariat djalin e viktimës.

Mësohet se dëshmitarët okularë kanë njoftuar babain e të riut, i cili sapo është lajmëruar ka tentuar të shkojë drejt Komisariatit të Sarandës. Burimet për albeu.com bëjnë me dije se biznesmeni është ndier keq dhe ka përfunduar në spital ku ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.07.2021 13:21