Një 78-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në Korçë ditën e sotme.
Mësohet se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë prej ditësh ndërsa kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi i moshuari jetonte prej kohësh i vetëm.
Të lidhura
None found
Banorët kanë konstatuar se diçka nuk shkonte në banesën e të moshuarit për shkak të erës së rëndë pranë banesës së tij.
Paraprakisht, dyshohet se vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale, ndërkohë grupi hetimor po vijon me hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
