Një 67-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi i janë gjetur armë pa leje në banesë.
Në pranga ka rënë shtetasi G. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Çizmeli, Shijak.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje, nga 67-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Penalitetet”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe të armëve të gjahut.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi G. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Çizmeli, Shijak.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje, nga 67-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.