Policia greke zbulon plantacionin me drogë dhe një arsenal armësh, prangosen shqiptari dhe 2 grekët (FOTO LAJM)

Dy shtetas grekë dhe një shqiptar kanë rënë në prangat e policisë greke.

Kjo pas zbulimit të një plantacioni me kanabis dhe armatimeve të tjera të rënda në Krapsit të Greqisë.

Të lidhura

None found

Mediat greke raportojnë se pas hekurave përfunduan një 52-vjeçar dhe një 29-vjeçar grek dhe një shqiptar 50-vjeçar, ndaj të cilëve është ngritur akuza për kultivimin droge dhe shkeljet e legjislacionit për armët.

Në kuadër të hetimeve për rastin, në zonën e plantacionit u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej 47 fidanë kanabisi, mjete ujitëse dhe mjete bujqësore, ndërsa 5 pushkë luftarake tip kallashnikov, 6 pushkë luftarake të llojeve të ndryshme, 6 pushkë gjahu, 1 revole u gjetën në shtëpinë dhe kafenenë në pronësi të 52-vjeçarit.

Po ashtu policia sekuestroi 2 granata, 7 detonatorë dhe një fitil me djegie të ngadaltë, 3 bajoneta, 2 thika, 2961 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, 10 karikatorë dhe një shumë prej 1710 eurosh. Aktualisht policia greke vijon hetimet.