Policia dhe IKMT zbarkojnë te “Prestige Resort” për të konfiskuar godinat

Paraditen e kësaj të mërkure, policia dhe IKMT kanë zbarkur te godinat e Prestige Resort, për t’i konfiskuar.

Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group”, e ka cilësuar në paligjshëm aksionin për konfiskimin e dy godinave 1 dhe 3 të “Prestige Resort”, pasi vendimi është ankimuar dhe pritet hedhja e shortit dhe më pas vendimi i gjykatës.

“Ne nuk kemi një njoftim që sot do mësynin, nuk kanë vendim gjykate, as nga Përmbarimi që na detyrojnë ne t’i lirojmë ambientin. Është një vendim i Këshillit Kombëtar i Kontrollit. E kemi ankimuar në gjykatë, do duhet së pari të hidhet shorti, të caktohet data e gjykimit, dhe do vendosë gjykata se si do të shkojë. Që nga momenti që hynë nga gardhi rrethues është hyrje me forcë, do t’i drejtohemi drejtësisë. Ata nuk po respektojnë ligjin, do t’i kallëzojmë të gjithë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se më 4 dhjetor, IKMT hodhi në erë godinën e “Prestige Resort” në Golem.

 


Shtuar 22.03.2023 11:07