“Polici Jeton Lami hesht”, kush po mbahet në vëzhgim për zhdukjen e Ervis Martinajt

Gazetari Xhevahir Zhabin, i fuar në televizionin Euronews tregoi detaje nga dosja hetimore për Ervis Martinajn.

Ai tha se Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek dëshmitë e familjarëve dhe ka nën vëzhgim të afërmit dhe miqtë e të shumëkërkuarit.

“Nga verifikimet rezulton se Ervis Martinaj të ketë lëvizur drejt Kosovës, Spanjës, Austrisë dhe disa vendeve të tjera. Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek familjarët. U është marrë një dëshmi por do u merren sërish. Ka edhe të afërm të Ervis Martinajt që po vëzhgohen dhe shoqëria e tij”, u shpreh gazetari.

Më tej shtoi se agjenti Jeton Lami, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Martinajt, ka vendosur të heshtë.

“Jeton Lami ka vendosur të heshtë. Ai nuk ka ndërmend që të flasë, e ka vendosur. Lami ka kërkuar edhe një masë më lehtë sigurisë. Nuk mendoj që jeton Lami do të jetë një bashkëpunëtor i drejtësisë”, u shpreh ai.


Shtuar 15.09.2022 11:20