Një i burgosur që po vuan dënimin në IEPV-në e Drenovës është dërguar me urgjencë në spitalin e Koçës, pasi dyshohet se ka gëlltitur brisqe.
Burime bëjnë me dije se 28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur sende metalike, të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.
Sipas informacioneve, 28 vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.
Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë realisht gjendjen e tij shëndetësore.