Kandidatja në primaret e Partisë Demokratike për Tiranën, Enkeleida Fejzo, ka folur për kandidimin e saj në emisionin “Të Paekspozuarit”.
E pyetur nga Ylli Rakipi, se në rast se ajo zgjidhet kryetare e Bashkisë, çfarë do të bëjë nëse i afrohen eksponentë të PD-së apo të afërm të Berishës për favore, leje ndërtimi, etj.
Ylli Rakipi: Ja fitove ti. Erdhi Shkëlzen Berisha aty në zyrë dhe thotë dua leje ndërtimi. Çfarë do ti thuash ti Shkëlzenit? Ja erdhi Zeni aty…
Enkeleida Fejzo: Unë nuk e njoh fare Shkëlzenin…
Ylli Rakipi: Ua! Djali i doktorit moj…
Enton Abilekaj: Po të erdhi një funksionar i lartë?
Enkeleida Fejzo: Di një gjë të thjeshtë për veten time, unë nuk gënjej sepse nuk mbaj mend. Nuk bëj abuzime për gjëra që nuk janë prona ime. Këtu është shqyer cdo gjë, nuk ka vend as për Shkëlzenin, as për njeri. Është shqyer çdo gjë. Ju garantoj që nuk jam e tillë dhe nuk bëj nga këto. Firma ime nuk do të jetë asnjëherë në gjëra abuzive.
Ylli Rakipi: Zoti Fatmir Merkoçi, po ti ç’do të bësh po erdhi Shkëlzeni?
Fatmir Merkoçi: Nëse i kam borxh ndokujt edhe mund ta shkel, por unë nuk i kam borxh askujt.