Po ruante delet i vetëm, detaje nga ngjarja e rëndë në Delvinë, 12-vjeçari i fashuar nga koka te këmbët, u sulmua nga 6 qentë e kopesë tjetër

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Delvinë, ku një 12-vjeçar u dërgua në spital me plagë të rënda pasi ishte kafshuar nga qentë.

Mësohet se 12 vjeçari, Zenel H. Nga fshati Rusan i Delvinës, ka qenë duke ruajtur delet kur u sulmua nga qentë e një kopeje tjetër.

Të lidhura

None found

I mituri ka qenë me bagëti në një kullotë në periferi të fshatit Rusan të Delvinës dhe ishte i vetëm, pa ndonjë të rritur nga familja e tij.

Babai i të miturit, por dhe çobani i kopesë tjetër po japin dëshmi në polici.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se djali i është nënshtruar mbrëmë ndërhyrjes kirurgjikale dhe sot është në gjendje të stabilizuar. Por ka dëmtime të shumta në këmbë, krah, kofshë pasi e kanë sulmuar 6 qen stani njëherësh.

Plagët janë të rënda dhe djali është i fashuar në këmbë e në krahë. Gjithashtu ka marrë plagë edhe në bark.

Prindërit kanë bërë denoncimin në polici lidhur me ngjarjen./Albeu.com


Shtuar më 25.08.2023 12:17

Tags: , ,
dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber