Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë në Durrës, pasi ka rënë nga një lartësi në tentativë për të rregulluar antenën. Mësohet se 60-vjeçari fillimisht është transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
“Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë). Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.”