Këshilli Kushtetues francez i ka dhënë dritën jeshile dispozitave thelbësore të reformës së pensioneve, veçanërisht nenit më të kontestuar, ai që rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Në Paris, pas vendimit kanë rinisur protestat të cilat janë shoqëruar me përleshje, bomba tymuese dhe biçikleta elektrike të djegura.
+++++FRANCIA+++++
PROTESTE E FUMOGENI A PARIGI CONTRO MACRON
E LE PENSIONI. pic.twitter.com/7U4D41lLXu— Franco Scarsella (@FrancoScarsell2) April 14, 2023
Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të shpallë reformën e pensioneve brenda 48 orëve.
Qeveria “merr parasysh vendimin e Këshillit Kushtetues”, me këtë reformë sistemi ynë i pensioneve do të balancohet në vitin 2030 ”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga qeveria franceze.
Franca është tronditur prej muajsh nga protestat për reformën e kontestuar të pensioneve, e cila ka rezultuar në përleshje, dhunë të herëpashershme, zjarre, mbledhje të vonuar të plehrave dhe madje anulim të një vizite të mbretit të Britanisë, Charles III.
Me këtë reformë, për të cilën Macron dëshiron të hyjë në fuqi deri në fund të vitit, qeveria e qendrës së djathtë dëshiron të plotësojë boshllëkun kërcënues në fondin e pensioneve të vendit./Albeu.com/