Një 17-vjeçare ka pësuar djegie në trup teksa përpiqej të realizonte një sfidë për rrjetin social “Tik Tok”.
Në orën 13:41 në Shkup, ajo ka hipur mbi një vagon kur u ndesh me rrymën elektrike.
E mitura është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.
Vajza është në gjendje stabile, por me shkallë dhe përqindje të lartë të djegies në trup.