Po punonte tokën, të moshuarit i përmbyset zetori dhe e zë poshtë, humb jetën 85-vjeçari në Gjirokastër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirokastër ku një i moshuar ka humbur jetën.

Shtetasi me iniciale F.D 85-vjeç ishte duke punuar tokën me zetor ndërkohë mjeti është përmbysur dhe si pasojë ka zënë poshtë të moshuarin.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.

Njoftim policie

Gjirokastër- Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.albeu.com


Shtuar 23.10.2022 18:23