Po punonte në rrugë, por u rrëzua: Shoferi i kamionit plagos 41 vjeçarin, arrestohet inxhinieri

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, ku ka mbetur i plagosur një 41 vjeçar.

Mësohet se 41 vjeçari  po punonte te zona rezidenca “Kodra e Diellit” ku dhe  është rrëzuar në rrugë, e për pasojë është aksidentuar nga një kamion.

“Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” në ngarkim të shtetasit T. G., 35 vjeç, me detyrë inxhinier zbatimi dhe përgjegjës për instruktazhin teknik të punëtorëve në punë, sepse tek rezidenca “Kodra e Diellit 2”, duke punuar me kthimin e hekurave është dëmtuar një punëtor, shtetasi Z. H., 41 vjeç, i cili pasi ka rënë në rrugë është dëmtuar dhe në këmbë nga një kamion”, njofton policia.

Mësohet se i dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 12.05.2021 09:50