Po përshëndeste fansat, Post Malone rrëzohet në skenë, mjekët i japin ndihmën e parë (VIDEO)

Post Malone bëri një rënie super të keqe në skenë, ishte aq e keqe sa që mjekët duhej ta ndihmonin atë dhe fansat nuk dinin nëse ta prisnin apo të largoheshin. Post Malone i cili është duke zhvilluar turneun e tij në SHBA dhe Kanada, ishte duke kënduar këngën e tij “Circles” kur u rrëzua në skenë pasi një pjesë e dyshemesë mungonte.

Një dëshmitar okular thotë për TMZ se një nga këmbët e tij po dridhej në mënyrë të pakontrolluar. Mjekët nxituan brenda dhe e larguan nga skena. Ai u kërkoi fansave t’i jepnin disa minuta për të mbledhur veten, por qartë, të gjithë ishin të shqetësuar dhe disa dyshonin se ai madje nuk do të kthehej.

Pasi u shoqërua në prapaskenë dhe mori veten, Post Malone vendosi të rikthehej sërish para publikut të tij për të vazhduar performancën që kishte lënë në gjysmë. Edhe gjatë kësaj performance ai u shfaq duke shtrënguar brinjët teksa këndonte, duke treguar se kishte ende dhimbje nga rënia.

Shtuar 18.09.2022 18:42