Shtohen misteret për biznesmen turk Faruk Fatih Ozer i cili mendohet se është strehuar në Shqipëri, së bashku me pajisjen e kriptomonedhës dhe shumën prej 2 milionë USD, të cilët i kishte grabitur duke mashtruar 400 mijë personave në Turqi.
Përmes kompanisë Thodex, Faruk Fatih Özer, i mashtroi rreth ata, të cilët investuan paratë e tyre në kompaninë Thodex të monedhës virtuale turke të cilën më pas turku nëpërmjet motrës së tij bëri procedurat e nevojshme dhe e deklaroi të mbyllur.
Sipas mediave turke, kjo është konfirmuar edhe nga burimet në policinë e Turqisë, të cilët prej disa ditësh kanë dërguar agjentë në Shqipëri që po punojnë së bashku me palën shqiptare për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e të riut që u arratis me 2 miliard dollarë virtuale.
Ndërsa lajmi më i fundit është se bosi turk mbahet peng në Shqipëri, dhe se policia shqiptare ka afruar 50 mijë euro shpërblim kush jep informacion për Faruk Fatih Ozer Ai dyshohet se mbahet peng nga njerëz të botës së krimit në Shqipëri. Mediat turke shkruajnë se pasi është larguar në drejtim të vendit tonë, ai është ndihmuar nga persona të mafies të cilët mund ta kenë rrëmbyer dhe fshehur 27-vjeçarin.
Policia shqiptare e cila po e kërkon Ozerin bashkë me 4 grupe të efektivëve që kanë mbërritur në vendin tonë nga Turqia nuk ka lokalizuar ende vendndodhjen e të riut ndërsa edhe të arrestuarit për këtë rast, Altjon Canaj dhe çifti që e ka strehuar më herët në Tiranë nuk kanë ndihmuar hetuesit për gjetjen e 27-vjeçarit.
Mediat turke bëjnë të ditur se Policia e Shtetit në Shqipëri ka vënë në dispozicion një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh për çdo person që do të ndihmojë me informacion të vlefshëm për arrestimin e mashtruesit turk në bursën e kriptovalutës.
Uniformat blu po punojnë edhe për kapjen e Edivaldo Haxhiut, i cili është shpallur në kërkim si një nga personat që e ka pritur Faruk Fatih Ozerin në Rinas dhe e ka ndihmuar për t’u srehuar në një hotel te zona e 21 Dhjetorit dhe më pas për tu larguar në zona të ndryshme të kryeqytetit për t’i shpëtuar arrestimit.