Po kalonte në vijat e bardha për të blerë ujë, Porsche i merr jetën muratorit shqiptar (FOTO LAJM)

Një aksident fatal ka ndodhur në Itali ku për pasojë ka mbetur i vdekur një shtetas shqiptar.

Ai quhej Gazment Bushi dhe punonte në ndërtim në vendin fqinj.

Në momentin e aksidentit ai po kalonte vijat e bardha në Livorno për të blerë një shishe ujë në një lokal, kur papritur u godit nga një Porsche me shpejtësi të lartë.

Muratori Gazment Bushi kishte dalë për një darkë me miqtë Tarracën Mascagni teksa kishte lënë në shtëpi gruan bashkë me dy fëmijët e vegjël.

Ai shoqërohej nga një mik kur po kalonte rrugën, teksa drejtuesi i “Porsche” në gjendje të dehur e përplasi për vdekje duke e hedhur mbi 100 metra në asfalt.

Gazment Bushi punonte murator në Itali në firmën e vëllait të tij, Edli Bushi teksa ishte i treti nga pesë vëllezërit.

Bushi u transportua i gjallë në spital falë masazhit kardiak, por dëmtimi i rëndë në kokë ia bëri të pamundur mbijetesën.

Shoferi 33-vjeçar i cili e përplasi ka rënë në prangat e Policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të detajeve të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 22.08.2021 19:15