Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Këlcyrës.
Mësohet se janë përplasur dy furgona që po transportonin klandestinë që po ndiqeshin nga policia.
Gjithashtu, sipas informacioneve të deritanishme, bëhet e ditur se kanë qenë dy furgona të mbushur me 15 klandestine nga Lindja e Mesme që kishin hyrë ilegalisht nga Pika e Kalimit Kufitar të Tri Urave në Përmet.
Si pasojë e përplasjes dy persona janë plagosur, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, dy shoferët e furgonave janë arrestuar dhe klandestinët janë shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës.