Po digjte disa shkurre të tokën e tij, fermeri shkakton zjarr masiv në Poliçan (VIDEO)

Një zjarr i madh kë rënë një një zonë me ullinj në fshatin Vertop, Poliçan.

Fermeri Arben Fejzollari ka qenë duke djegur disa shkurre në tokën e tij, ku me pas zjarri ka dalë jashtë kontrolli duke marrë përmasa të mëdha.

Deri tani janë djegur rreth 10 ha tokë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarfikëset e Poliçanit ku po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Problem ngelet terreni i vështirë në këtë zonë ku nuk ka rruge për në kodrat e mbjella me ullinj.

Menjëherë është ndaluar i dyshuari zjarrvënies se drureve me ullinj, ndërsa vijon puna për shuarjen e flakëve./albeu.com


Shtuar 6.09.2021 19:35