Edicioni i 3 i “Përputhen” ka vetëm dy javë që ka nisur, por konkurrentët tashmë janë bërë të fashmën, e sidomos në Instagram që dinë ta shfrytëzojnë më mirë se vetë personazhet e njohur të ekranit.
E për më tepër vajzat që janë vetëm 5, e kanë vëmendjen jo vetëm të djemve që i janë ulur përballë e presin të bien në dashuri, por të gjithë publikut e ndjekësve në Instagram kun ë këtë të fundit ndodh paralelisht një tjetër “emision”.
2 vajzat më të ndjekura janë Iarda Shahillari me 173 mijë ndjekës dhe Alvisa Qarri me 133 mijë ndjekës. Por në rrjet kanë filluar hulumtimet dhe janë shpërndarë mjaft foto të vajzave para se te merrnin pjesë në emision dhe vërtet duket se ato janë përpjekur shumë per kurimin e pamjes para kamerave.
Përsa i përket marrdhënies së vajzave me njëra-tjetrën, Iriada dhe Alvisa nuk po gjejnë gjuhen e përbashkët në emision dhe debatet mes tyre janë të pranishme në çdo puntatë./albeu.com/