Po çmend rrjetin, gafa me pullë të kuqe e kandidatit për deputet shkrin së qeshuri edhe Kryemadhin (VIDEO)

Herë nga emocionet e herë nga shpejtësia, gafat e kandidatëve për deputetë po bëjnë me shumë bujë se vetë puna e tyre.

Një video po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ku një kandidat për deputet i LSI ka bërë një gafë që ka shkrirë së qeshuri edhe vetë kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Teksa u bënte thirrje gjithë meshkujve të bashkohen dhe t’i fusin “kazmën” Edi Ramës, kandidati për deputet ngatërrohet dhe fjalia e tij merr një tjetër kuptim.

Kaq ka mjaftuar dhe Kryemadhi është shkrirë së qeshuri, sic mund t’a shihni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit. /albeu.com/

 


Shtuar 13.04.2021 15:27