Po bën xhiron e rrjetit, qeni tërheq LIVE gazetaren e BBC (VIDEO)

Një gazetare të BBC i ka ndodhur një incident teksa raportonte live rreth motit. Carol Kirkwood u tërhoq nga një qen dhe përfundoi duke u rrëzuar në tokë jashtë kamerave. 59-vjeçarja la të befasuar bashkë-prezantuesin e saj Dan Walker të habitur në studio.

Carol sapo kishte dhënë parashikimin nga Chelsea kur Labradori me emrin Flash e tërhoqi dhe e përmbysi atë.

“Flash është i fortë!” qeshi Carol ndërsa u kthye në gjunjë dhe vendosi kufjen përsëri.

“A je mirë Carol?” pyeti Dan, por pyetja mbeti pa përgjigje.


Shtuar 20.09.2021 13:53

Tags: , ,