Nuk i dha dorën, Pochettino tregon fjalët me Messin

Zëvendësimi i Lionel Messit gjatë ndeshjen PSG-Lyon shkaktoi kaos në klubin e PSG.

Argjentinasi nuk i dha dorën Pochettinos dhe fytyra e tij tregonte gjithcka.

Pas ndeshjes,  Pochettino ka zbuluar edhe fjalët që kishte me Messin, duke thënë se ky është vendim i tij.

“Janë vendime që dikush duhet t’i marrë për ekipin. Të gjithë e dinë që kemi lojtarë të mëdhenj, por dikush duhet të bëjë zgjedhje”.

“Ndonjëherë vendimet janë pozitive ose jo, por kjo është arsyeja pse një skuadër futbolli ka një trajner. Mund të pajtoheni me një vendim ose jo”.

“E pyeta Messin si ndihej dhe ai me tha se ishte mirë, pa probleme. Messi është një lojtar i madh”.

“Kemi pesë zëvendësime në dispozicion dhe është e qartë se lojtarëve nuk u pëlqen të dalin nga fusha”.

“Dikush duhet të marrë vendime. Unë jam në stol për të marrë vendime. Askush nuk duhet të shqetësohet për reagimin e tij”, deklaroi Pochettino. /albeu.com/


Shtuar 20.09.2021 13:45

Tags: , ,