Aksident tragjik! 21-vjeçari shqiptar vdes në rrugët e Italisë (FOTO LAJM)

Një aksident tragjedi ka ndodhur në Itali në Carreto Guidi, mbrëmjen e djeshme ku ndërroi jetë 21-vjeçari shqiptar Devinson Bregu.

I riu me origjinë shqiptare ndërroi jetë pasi makina e tij u përplas me një pemë. Bregu i rritur në Itali, luante futbook me një ekip lokal, “Ponte a Elsa”.

Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar njihej si një djalë shumë i sjellshëm dhe aspak problematik.

Ekipi i tij i bëri një dedikim në Facebook: “Ne e kujtojmë atë si një fëmijë që ishte gjithmonë i sjellshëm me të gjithë, i shprehim ngushëllime të gjithë familjes së tij, një puthje të madhe vëllait të tij Louis, gjithashtu atlet i shoqatës sonë sportive. një përqafim të fortë nga të gjithë  Ponte a Elsa “./albeu.com/

 

 


Shtuar 20.09.2021 13:57