“Plumbin në ballë!”, a e kritikoi Sali Berisha deklaratën e Topallit?

Në emisionin “Opinion” u rikthye në vëmendje deklarata e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila në vitin 2005 bëri një deklaratë që ngjalli polemika në media dhe në arenën politike.

Pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2005, Topalli ishte e ftuar në emisionin “Opinion” së bashku me Gramoz Ruçin dhe Skënder Gjinushin, por gjatë debatit ajo u shpreh se “Gramoz Ruçi, faji i Sali Berishës ishte që nuk i dha plumbin në ballë atyre që ishin me Zani Caushin dhe kushërinjve të Gjolek Malajt.”

Pas 16 vitesh Topalli tregon nëse është kritikuar nga ish-kryeministrin Sali Berisha dhe si e pritën këtë deklaratë mbështetësit e PD.

Topalli: Fillimisht më kanë kritikuar.

Fevziu: Berisha çfarë tha?

Topalli: Asnjë fjalë, asnjë. Ishte diskutuar në rrethet e gazetarëve se Jozefina gaboi për fushatë, pastaj thanë shiko në fakt elektrizoi mbështetësitë. Përtej frazave, ndoshta duhet të shkojmë tek thelbi. Fushat nuk është një shoë kush e bën më bukur fushatën elektorale. Në fushatë ka një dozë të caktuar ku politikani mundtë ndikojë në opinionin publik dhe që do të ndikojë në votime./ Opinion.al