Para plot 13 vitesh, bëhet fjalë për një nga çiftet më të njohur dhe më të dashur të ekranit

Në foton që ju shhni ndodhet çifti Alban Dudushi dhe Bieta Sulo. Kjo foto në fakt daton para 13 vitesh.

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi numërojnë shumë vite pranë njëri tjetrit në një lidhje dashurie nga e cila kanë edhe një fryt të sjellë në jetë, djalin e tyre, të pagëzuar me emrin Kroi Art, i cili erdhi në jetë në vitin 2017.

Ata janë njohur në TV së bashku, gjatë kohës kur Albani kishte emisionin Top Show dhe Bieta ishte regjisorja e atij programi.

Por dyshja kishte pasur një krisje në vitin 2011.

Bieta rrëfeu pak kohë më parë se  kishte pasur një periudhë të vështirë kur vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre.

“Ka qenë një moment në jetën tonë si çift që u ndamë, në vitin 2011. Nga këto ndarjet përgjithmonë, i thamë njëri tjetrit nuk ka kthim mbrapa dhe u ndamë vërtetë”, tha ajo.

Por ndarja nuk kishte zgjatur më shumë se pesë muaj, sepse sipas prezantueses televizive, ishte një mesazh celulari nga Albani, që mjaftoi ta rregullonte mardhënien e tyre që aso kohe ishte në krizë të thellë.

“Ka qenë një periudhe, gjithë verën e kaluam të ndarë. Unë me gocat dhe Albani me shoqërinë. Dikur nga darka ai ndonjëherë dërgonte mesazhe. Dhe në një nga mesazhet që do ta veçoja ishte ‘Love is the ring on telephone’, për të cilën thash se do ta ketë dërguar gabimisht”, tha Sulo.

“Më vonë pasi u pajtuam, ai kishte qenë duke dëgjuar këtë këngë, ‘Because the night’ nga Patti Smith, dhe vargi që ai më dërgoi mesazh kishte dy kuptime. ‘Ring’ në anglisht ka kuptim unazë dhe zile, ai e kishte që dashuria mund të jetë ‘zile’, por edhe se pavarësisht se s’kemi letra, s’jemi martuar, s’kemi unazë por jemi bashkë”, tha Sulo teksa përshkroi kuptimin e mesazhit nga Albani.

Alban Dudushi është pjesë e Vizion Plus me një emision politik, ndërsa Bieta vijon në Top Channel. /albeu.com/

Bieta Sulo rrëfen për herë të parë depresionin që kaloi pas lindjes së djalit - lexo.al

Bieta Sulo tregon momentin kur u nda nga Alban Dudushi: I thanë njëri-tjetrit… – Juda.al

 

 

 


Shtuar 29.01.2022 15:19