Plas sherri në parlamentin turk/ Deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)

Ditën e djeshme, një përplasje e ashpër ka ndodhur në parlamentin turk, ku nuk munguan as grushtet nga deputetët.

Këta të fundit, duket se kanë pasur debate të vazhdueshme, për shkak të arrestimit të kryetarit të bashkisë në provincën e Hakiari, gjë që më pas ka sjellë kaos në parlament.

 

Mehmet Sidik Akis, u arrestua nga policia ditën e hënë për lidhje të dyshuara me PKK-në, gjë që solli reagime të forta nga deputetët e DEM-it, të cilët protestuan përpara selisë.

Nga ana tjetër, deputetët e Partisë për Demokraci dhe Zhvillim (AKP) në pushtet reaguan duke thirrur “poshtë PKK”, e cila më pas solli incidente në parlament.


Shtuar 5.06.2024 12:39