Plas sherri në Kavajë, zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegë

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00 në repartin zjarrfikës të Kavajës, një zjarrfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka goditur me thikë dy prej tyre.

Këta të fundit kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Të lidhura

None found

Policia e Kavajës, ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve.

Gjithashtu, zjarrfikësit e përfshirë në konflikt janë pezulluar.


Shtuar 2.05.2024 08:00