“Plas” sërish në familjen mbretërore, Meghan Markle do të tregojë emrat e anëtarëve që bënë komente raciste ndaj saj

Meghan Markle ka akuzuar jo një, por dy anëtarë të familjes mbretërore britanike për komente raciste, sipas librit të ri të gazetarit Omid Scobie, Endgame: Inside the Royal Family and the Monarchy’s Fight for Survival.

Sipas Page Six gazetarja shkruan në libër se Dukesha e Sussex-it i shkruante letra private mbretit Charles III, në të cilat ajo përmendte dy personat e përfshirë në këto “biseda”.

Markle zbuloi fillimisht se një anëtar i familjes mbretërore kishte shprehur “shqetësime” për ngjyrën e lëkurës së saj dhe djalit të Princit Harry, Archie, në një intervistë me Oprah Winfrey në mars 2021.

Harry nuk pranoi të shtjellonte çështjen më vonë në intervistë, por deklaratat e tyre bënë bujë në media.

Princi William mbrojti familjen e tij në atë kohë dhe tha se anëtarët mbretërorë nuk janë racistë.

 


Shtuar 25.11.2023 22:12