Plas në Tiranë, 4 persona dhunojnë një tjetër dhe terrorizojnë lagjen me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pak minuta më parë ku si pasnjë e nje konflikti 4 persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një person tjetër.

Njëri prej personave ka qëlluar me armë dhe policia tashmë iu është vënë në ndjekje.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.

Në largim e sipër njëri prej 3  shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.04.2021 21:08

Tags: ,