Plagosje me armë zjarri në Tropojë

Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate, në një lokal është plagosur me armë zjarri 33-vjeçari Alban Haklaj nga 24-vjeçari Genti Vatnikaj.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e autorit.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë  zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H.

Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna  për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje./albeu.com


Shtuar 11.12.2021 07:14