Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve.

I plagosuri, identiteti i të cilit për momentin nuk dihet, mësohet se ka marrë plagë në bark.

Rrethanat momentalisht nuk dihen.


Shtuar 26.02.2026 09:43