Mëngjesin e sotëm, një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit.
Sipas burimeve të policisë, një i ri është plagosur në dorë, duke shpëtuar kështu nga një goditje fatale.
Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali ku dy shokë po konsumonin alkool. Më pas, midis tyre ka nisur një debat i ashpër ulur në tavolinë, dhe një prej tyre ka nxjerrë armën e ka qëlluar.
Pas sulmit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Falë reagimit të shpejtë të policisë së Himarës dhe angazhimit të drejtuesit të komisariatit, autori është identifikuar në rekord kohë dhe është vënë në pranga.
Ai është shoqëruar në komisariat dhe ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.
Policia njofton se ngjarja është zbardhur plotësisht falë punës së saj të menjëhershme në terren.