Plagosja në Kavajë, reagon Rama: Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt, Basha të bashkohet me mua

Pas incidentit të ndodhur në zyrën elektorale të  Partisë Demokratike në Kavajë, ku mbeti i plagosur sekretari, Bledi Oshtuni ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama i cili ka urdhëruar arrestimin e menjëhershëm të autorit, e pa ashtu ka ftuar të bashkohet me të.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!” ka thënë Rama. /albeu.com/

 

 


Shtuar 19.04.2021 21:09