Plagosja me thikë në ditën e zgjedhjeve, arrestohen dy autorët në Krujë

Arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i lënduar me mjet prerës (thikë), një shtetas.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar dhe një 24-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur shtetasin E. H., 29 vjeç

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit K. V., 38 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, banues në Fshatin Halil, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 25.04.2021, në orën 11:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Shtuar 26.04.2021 10:27