Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhet dëshmia e të riut: Po debatonim, më pas ai nxorri pistoletën

Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Xhuliano Kapllanaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Kuçovë nga i riu Robert Gjika.

Në dëshminë e tij, Kapllanaj ka deklaruar se nuk e ka kuptuar si kanë rrjedhur gjërat dhe se nuk e kishte pritur që debati me 26-vjeçarin Robert Gjika të agravohej deri në përdorimin e armës.

“Nuk e mora vesh si ndodhi aq papritur. U zumë me fjalë dhe nuk e mendoja që situata do të agravohet, Roberi Gjukoa mori armën dhe më plagosi në dorë”, mësohet të ketë thënë ai për uniformat blu.


Shtuar 21.07.2021 12:29