Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja e efektivit të policisë në Gjirokastër pak minuta më parë.
Efektivi Sokrat Muho është goditur me bishtin e kazmës në kokë dhe jo me levë siç u raportuar fillimisht.
Mësohet se ditën e djeshme Muho ka patur debate me tre bashkëfshatarët e tij nga Progonati dhe sot ata e kanë rrahur në Gjirokastër.
Të tre personat kanë qenë nën efektin e alkoolit kur nisi sherri për motive banale.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë. /albeu.com
