Rama dhe Basha gati për të çelur fushatën, pamjet nga sheshet (FOTO LAJM)

Dita e sotme do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku përballë do të vendosen PS dhe PD.

Ora 17:00 e të enjtes do t’i gjej socialistët në Sheshin Skëndërbej për të ndezur zyrtarisht motorët e fushatës elektorale.

Çelja e fushatës është ideuar vetëm me pjesëmarrjen e kandidatëve të listës së PS. Socialistët mësohet se nuk kanë bërë asnjë ftesë për pjesëmarrje të mbështetësve të tyre kjo për të zbaruar rregullat në fuqi anti-covid19.

Ndërsa Koalicioni opozitar ka nisur përgatitjet për aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale. Në sheshin Nënë Tereza po ngrihet podiumi ku njëri pas tjetrit pasditen e sotme do të ngjiten 222 kandidatët e opozitës së bashkuar.

Në 30 vite kjo fushatë do jetë më e pazakonta për shkak të masave anti-covid. Peshën kryesore të fjalës do e mbaje Basha që kërkon rikthimin e PD në pushtet pas 8 viteve opozitë.

 

 


Shtuar 25.03.2021 12:55