Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij, autori ish-punonjës pranë bashkisë: Si paraqitet gjendja e tyre

Një ngjarje e rëndë kandodhur sot në Divjakë ku kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë.

Autori i plagosjes është Erges Xhelili, i cili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë i plagosur ka m,betur edhe shoferi i tij Gazmend Bullari, i cili ka marrë plagë të shumta.

Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.