Plagosja e 24-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori i dyshuar

Policia ka identifikuar dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit. Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, një 46 vjeçar i identifikuar si Gentian Mithi, banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 46-vjeçari, pas një konflikti të çastit me shtetasin Jaser Osmani, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.


Shtuar 11.05.2024 17:46