Plagosi të miturin pas sherrit, policia identifikon dhe i vihet nga pas autorit

Policia ka zbardhur konfliktin me thikë në Tiranë ku u plagos një 16-vjeçar.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim 27-vjeçarin me iniciale N.K. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Bulevardin “Zhan D’ark” në kryeqytet.

Pas një konflikti të çastit, 27-vjeçari ka goditur me thikë të miturin me iniciale J.K. i cili nodhet në spital kashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij.


Shtuar 3.08.2021 10:38