EMRI/ Plagosi para disa muajsh Mikel Fushën në Shkodër, policia kap autorin

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar në Shkodër të cilit i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në mars të këtij viti, 27-vjeçari Elis Leknrejaj ka plagosur me armë zjarri 22-vjeçarin Mikel Fushën, në lagjen “Mark Lula”. Kujtojmë se sherri mes dy të rinjve nisi në një lokal që më pas agravoi në nxjerrjen e armës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 16.11.2021 09:00