Plagosi me thikë 16-vjeçarin në Fier, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka nodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë.

Burime bëjnë me dije se rreth orës 19:30, në afërsi të “Zogut të Zi” në Fier, një 16-vjeçar është qëlluar me thikë.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku po i jepet ndihma mjekësore.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit. Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, sqaroi policia.

Rreth dy orë më vonë, shërbimet e policisë kanë shoqëruar në komisariat adoleshentin. “Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.


Shtuar 22.10.2023 21:46