Plagosi me armë zjarri fqinjin pasi pretendoi se i helmoi delet, dëonhet me 12 vite burg 71-vjeçari

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg 71-vjeçarin Gjergj Gjini, i cili në muajin dhjetor të vitit të kaluar plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hil Gjonin, 43-vjeç.

71-vjeçari prentendon se Gjoni i ka helmuar delet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, në momentin që 43-vjeçari po dërgonte fëmijët në shkollë.

Trupa gjykyese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredini shpalli fajtor të moshuarin për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe minicionit” dhe “Kanosje”.

Për kër këtë ngjarje, Prokuroria e Lezhës fillmisht kërkoi dënimin me 20 vite burg, por ai përfitoi nga ndrysimi i kualifikimit të veprës penale nga vrasje me paramendim në plagosje të rëndë me dashje si dhe nga bashkimi i dënimeve. /albeu.com


Shtuar 2.02.2022 10:24