Plagosi me armë zjarri dy persona në Malësinë e Madhe, arrestohet Lul Rakaj

Shtetasi Lul Rakaj, është arrestuar nga policia, pasi plagosi me armë zjarri dy persona në zonën e Malësisë së Madhe.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur rreth orës 09:45, Rakaj hapi zjarr në hyrje të një lokali, duke plagosur dy persona.

Dy të plagosurit, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, u transportuan me urgjencë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Përveç policisë lokale, për arrestimin e Rakajt u angazhuan edhe dy ekipe të forcave RENEA, që u nisën drejt Malësisë së Madhe.


Shtuar 15.09.2024 14:26