Plagosi bashkëshortin, arrestohet në mes të natës ish-stilistja e Sophia Loren

Ish-stilistja e Sophia Loren ka përfunduar në burg.

Në moshën 84-vjeçare, Loretta u arrestua me akuzën se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj, në kulmin e një sherri mes tyre.

Tgcom 24 raporton se Loretta e goditi të shoqin me thikën e kuzhinës, veprim ky që sipas saj u krye për vetëmbrojtje.

Policia e mori nga shtëpia e saj në mes të natës, me pizhame, nuk u la as për të marrë protezat, pasi u dërgua menjëherë në komisariatin në Rebibbia./albeu.com