Plagoset minatori në Bulqizë, 53-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Ditën e sotme, minatori Bilal Sula, 53-vjeç, ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës teksa po punonte.

Bilal Sula banues në fshatin Vajkal, me detyrë armator në minierë, dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë kompani.

Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në galeritë që menaxhohen nga kompania e grupit “Yildirim”.

“Rreth ores 10:15, në spitalin e Bulqizës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B.S., 53 vjeç, banues në fshatin Vajkal,  me profesion armator në një subjekt minerar, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt. 53-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”.


Shtuar 10.02.2024 12:21