Plagoset me thikë 22-vjeçari në Shkodër

Mëngjesin e sotëm, dy të rinj janë konfiktuar me njëri-tjetrin në Shkodër, sherr i cili më pas ka agravuar në përdorimin e thikave.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skëndërbeg’ dhe dyshohet se Anton Gjergji, 26-vjeç, ka plagosur me thikë Amrandio Gjokën 22-vjeç banues në fshatin Hot i Ri.

Ky i fundit është dërguar në spita dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.

Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26- vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22- vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”.- njofton policia.


Shtuar 16.02.2024 10:32