Plagos me thikë një shtetas dhe i thyen xhamin e makinës, në pranga 25-vjeçari në Vlorë

Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 25-vjeçari pasi ka goditur me thikë një shtetas dhe i ka thyer xhamin e makinës.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 18.01.2022 11:14