Pjesëmarrje rekord, bashkia ku qytetarët po i mësyjnë kutive të votimit

Ndërkohë që pjesëmarrja në zgjedhje në të gjithë vendin raportohet e ulët deri në orën 10:00, në disa bashki duket se gjërat po ecin me shpejt dhe qytetarët kanë mësyrë kutitë e votimit.

Nga të dhënat e KQZ-së mësohet se në bashkinë Pustec deri në orën 10:00 kanë votuar 17.7% e zgjedhësve duke shënuar një rekord në rang vendi, raporton AlbEu.com.

Ndërkohë në disa bashki të tjera siç janë Skrapari apo Roskoveci, pjesëmarrja është rreth 14%, ndërsa kudo tjetër është më pak se kaq.

Rekordin minimal e shënon deri më tani Vlora dhe Korça me rreth 5.5%. /albeu.com


Shtuar 14.05.2023 11:23